Votohet në parim Projektligji për pagën minimale

by admin
Spread the love

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Ligjin për pagën minimale.

Për votuan 68 deputetë, ndërkohë kundër nuk kishte, kurse abstenuan 6 nga Grupi multietnik.

Për këtë ligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.

PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.

Shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që ky projektligj të kthehet mbrapsht në Qeveri për disa arsye.

“Ky projektligj për pagën minimale duhet të kthehet në Qeveri i sepse sot për sot, ky ligj nuk ka kurrfarë impakti në sektorin privatë sepse janë ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve bazë. Duhet të bisedohet në Kuvend për këtë sepse askujt nuk i duhen kriza brenda organit legjislativ, të ulet dhe të diskutohet për pagën minimale dhe skemën sociale në vend”, ka thënë ai ndër të tjera.

You may also like