Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ emëron anëtarët e Këshillave të vendvotimeve – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën ka marrë vendim për akreditimin e grupit të dytë prej 112 vëzhguesve të cilët do e përcjellin nga afër procesin e votimit të datës 21 prill dhe procedurat tjera deri në certifikimin e rezultatit përfundimtar, raporton Shqip.

Sipas KQZ-së, numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 130, të cilët përfaqësojnë media, organizata jo-qeveritare vendore, përfaqësi diplomatike në Kosovë.

Ndërsa, afati për aplikim sa i përket vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe mediave do të përfundojnë më 15 prill 2024.

KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për procesin e votimit më 21 prill në katër komunat. Bazuar në Listën e Votuesve, numri i votuesve në këto komuna është 46,556, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 40,000 fletëvotime, pra 6,556 apo 14.1 për qind e fletëvotime më pak se votues. Kjo praktikë e shtypjes më pak fletëvotime se numri i votuesve është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e rreth 280 anëtarëve të 73 Këshillave të Vendvotimeve që u takojnë 44 Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Ky numër mund të plotësohet gjatë ditëve në vijim.

You may also like