Vota kundër martesave LGBTI s’e vonon liberalizimin e vizave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kosova në të ardhmen do të duhet ta lejojë martesën mes personave të të njëjtit seks, pasi është premtim ndaj ndërkombëtarëve.

Kështu vlerëson Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, megjithëse thotë se mosmiratimi i Projekt-Kodit Civil nuk e pengon liberalizimin e vizave, përveçse dëmton imazhin e vendit dhe do të përmendet në Raportin e Progresit.

Edhe një pjesë e deputetëve, në seancën e së mërkurës argumentuan se kjo duhet përmbushur, pasi është vlerë perëndimore. Tjerë dhanë edhe shembuj nga rajoni.

Por krahu i kundërt, dhanë argumente se ka edhe vende që nuk e kanë lejuar një martesën mes komunetit LGBT, teksa edhe cituan dokumente që nuk e kushtëzojnë një gjë të tillë.

Projekt-Kodi Civil nuk kaloi në seancën e së mërkurës, pasi mori vetëm 28 vota për. 29 deputetë votuan kundër, kurse katër abstenuan.

 

You may also like