Voska Sport , sot kontrolluese me Pobedën e Prilepit – Shqip

by admin
Spread the love

Të premten ekipit i bashkangjitet përforcimi i ri Medin Bajrami

 

 

Klubi i futbollit Voska Sport që drejtohet nga trajneri Berat Imeri , vazhdon përgatitjet sipas plan programit të hartuar nga stafi teknik. Ekipi krahas senacave të rregullta stërvitore ka zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese, ndërsa ndeshaj e radhës kontrolluese do të zhvillohet sot me fillim në orën 14:00 Kundër Pobedës në Ohër. Për faze e përgatitjeve deri ditën e sotme trajneri Berat Imeri tha: “ Jam i kënaqur me punën e deritanishme, nga vet fakti se nuk kemi asnjë futbollist të lënduar. Thjesht jemi jë grup i mire, respektojmë punën dhe disiplinën deri në maksimum . Besoj se kampionatin do ta presim maksimalisht të përgatitur”.

Sa i përket prurjeve të reja, trajneri Imeri tha se janë lojtarë të qëlluar dhe do të jenë ndoihmesë e madhe për ekipin.

“Presim që deri të premtene senacave stërvitore ti bashkangkjitet edhe ish futbollisti i Renovës, qendërmbrojtësi Medin Bajrami. Bëhet fjalë për një futbollist cilësor që i ka munguar ekipit tone” tha trajneri Berat Imeri.

 

Ndryshe Medin Bajrami ka luajtur me Renovën dhe Bellasicën, derisa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar në Slloveni, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë me futbollin. N Pjesën vjeshtore të kampionatit ishte pjesë e Superligës së Kosovës, KF Malisheva për të cilën ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola .

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like