Von der Leyen jap lajmin e mirë për vendin tonë: Shqipëria vitin tjetër do arrijë 3 marrëveshje

by admin
Spread the love

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.

Kancelari Gjermani, Olaf Scholz theksoi se këto marrëveshje do e bëjnë më të lehtë jetën për njerëzit e këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Scholz ka shtuar se Gjermania do të jetë e gatshme për ndihmë në formë huaje në 200 milion euro dhe për periudha afatmesme deri në 100 milion euro.

“Tre marrëveshjet bëjnë të mundur të kalojnë kufirin vetëm me karta ID. Të ketë njohje për diplomat dhe kualifikimet profesionale. Ta bëjnë më bashkë rajonin. Për energjinë u bë një marrëveshje e rëndësishme, ku vendet bien dakord për të punuar më ngushtë. Ne dhe të tjerët do mbështesim anëtarët e Ballkanit Perëndimor, do i ndihmojmë për krizën e energjitike. Gjermania do përqendrohet në këtë ndihmë tek banka e saj me hua 200 milion. Dhe në periudhën afatmesme deri në 100 milion euro. Gjermania do e mbështes këtë proces dhe do e mirëpresim këtë proces.” tha Scholz.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e vuri theksin te mbështetja për energji elektrike që Bashkimi Evropian ka ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.Ajo shtoi se BE do të vijojë të mbështes Procesin e Berlinit.

“Edhe BE e mbështet këtë nismë. Edhe Komisioni Europian. Shqipëria do të jetë në pjesën drejtuese për vitin tjetër. Procesi i Belrinit do jetë në duar të mira. Do i sjellim sa më pranë partnerët tanë të Ballkanit. Një drejtim pune për procesin e zgjerimit që kemi ecur mirë. Është çelur rruga për vendimet e rëndësishme. Më pas kemi hedhur në tryezë një plan të konsiderueshëm 30 miliard investime.

Patëm konferencën me Malin e Zi dhe hapëm një grup kapitujsh me Serbinë. Ishin të lumtur këtë vit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ky përparim i mirë, i dashur Edi Rama erdhi për progresin që bënë vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të thellohet integrimi ekonomik. Po përballemi me shumë sfida. Pushtimi i Ukrainës që ka krijuar krizë. Ne jemi të vendosur që të qëndrojmë. Investimet tona janë të rëndësishme, dhe janë për paqen e Europës. Ne kemi diskutuar pasojat e luftës në Energji dhe sot shënjon një hap të rëndësishëm. Jemi të përbashkuar për klimën deri në 2030.” tha Von der Leyen.

You may also like