Vojvoda para ndeshjes me Greqinë: Kërkojmë falje, do të provojmë maksimumin për të marrë pikë këtu

by admin
Spread the love

Mërgim Vojvoda është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Greqinë.

Vojvoda ishte një prej figurave tragjike në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë.  Megjithatë, lojtari ka kërkuar falje dhe ka thënë se do të bëjnë maksimumin për tri pikët.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne përpiqemi të japim maksimumin. Është shumë më e rëndësishme që të marrim tre pikë këtu ndaj Geqisë. Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gjatë këtyre kualifikueseve. Nuk jemi aty ku mendonim dhe kërkojmë falje për këtë”, tha Vojvoda.

Kosova luan ndaj Greqisë nesër, me fillim nga ora 20:45.

You may also like