Vojvoda flet për luftën Rusi – Ukrainë: “Në luftë nuk ka fitues”

by admin
Spread the love

Mbrojtësi shqiptar, Mergim Vojvoda pak para ndeshjes ndaj Cagliarit, foli për DAZN në lidhje me luftën Ukrainë – Rusi, shkruan Insporti.

27-vjeçari foli rreth luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe ndjenjat e tij për këtë çështje.

“Nuk është e lehtë të flasësh për këtë, ne të gjithë ndjekim atë që ndodh. Ata që e jetojnë këtë e dinë se si është ndjesia, qofshin ata ukrainas apo rusë. Shpresojmë që gjithçka të ndalojë shpejt. Në luftë nuk ka fitues” – tha Vojvoda.

Ndryshe, UEFA e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburgu në Paris dhe ekipet kombëtare polake dhe çeke po refuzojnë të luajnë kundër Rusisë në play-off-in e ardhshëm të Kupës së Botës 2022.

Rusia pushtoi Ukrainën në fillim të kësaj jave dhe sanksione gjithnjë e më serioze po vendosen mbi rusët, me mbështetje të konsiderueshme që i dërgohet shtetit të Ukrainës.

/Insporti.com

You may also like