VMRO sonte do të vendosë për propozimin për referendum kundër ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE sonte prej orës 18 do të ketë mbledhje të Komitetit Ekzekutiv për marrjen e vendimit për propozimin për deklarimin në referendum në lidhje me Kornizën negociuese dhe ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria që të fillojnë bisedimet e vendit tonë me BE-në.

“Mendimet në VMRO-DPMNE, për të cilat do të diskutohet sonte në Komitetin Ekzekutiv, janë që të kërkohet referendum për t’i dhënë fund vlefshmërisë së kësaj marrëveshjeje, e cila do të vendosë themelet për bullgarizimin dhe shpërfytyrimin e Maqedonisë. Një referendum i tillë do të arrihej përmes grumbullimit të nënshkrimeve të qytetarëve, dhe kryesia e VMRO-DPMNE-së do të ishte e para që do ta nënshkruante iniciativën. Pas mbledhjes së minimumit të kualifikuar prej 100 nënshkrimeve, do të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve nga qytetarët”, tha Maria Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për media.

Shtoi se pengesë për VMRO-DPMNE-së është neni 5 i Kornizës negociuese, i cili bazohet në protokollin i cili, siç tha, i përmban të gjitha pjesët kontestuese të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nga viti 2017.

“Prej këtu, burimi dhe rrënja e problemeve gjendet pikërisht në këtë marrëveshje e cila përfaqëson fondament të pozicioneve bullgare prej të cilit më vonë del edhe korniza negociuese dhe neni 5. Duhet të potencojmë se VMRO-DPMNE nuk i konteston dhe i mbështet aspiratat për integrimin e Maqedonisë në BE, por ajo që është e papranueshme për kërkesat bullgare, ajo është ndryshimi i historisë, identitetit, gjuhës dhe kulturës”, tha Miteva.

Theksoi se kryetari i partisë, Hristian Mickoski ka hapur proces të konsultimeve të gjera – ishin konsultuar organet e brendshme të partisë, shumë profesorë dhe ekspertë të të drejtës kushtetuese, opinioni akademik dhe partitë e koalicionit dhe se ka marrë mbështetje për iniciativën.

“Si garanci se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin mbesin deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit”, shtoi Miteva.

You may also like