VMRO: Maqedonia është para kolapsit ekonomik

by admin
Spread the love




Maqedonia po shkon me shpejtësi drejt kolapsit ekonomik. Banka Botërore parashikon rritjen më të ulët të ekonomisë së Maqedonisë në krahasim me vendet evropiane. Ukraina dhe Rusia kanë vetëm parashikime më të këqija, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ekonomia e vendit është në rrezik serioz që të bjerë në recesion dhe me këtë të rrezikojë mijëra vende pune, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se qytetarët e Maqedonisë me qeverinë e Kovaçevskit po përballen me shkallën më të lartë të inflacionit në krahasim me të gjitha vendet e rajonit.

“Norma e inflacionit ka arritur në 18.7%, dhe kostot bazë të jetesës janë rritur nga 50 deri në 100%. Kjo normë është dy herë më e lartë se mesatarja evropiane, çka tregon se inflacioni nuk është tërësisht i importuar, por shkaktohet nga paaftësia e kësaj qeverie.


You may also like