VMRO: Fitore e dyfishtë në Tetovë, zgjedhje të parakohshme menjëherë

by admin
Spread the love




Pas shpalljes së rezultateve për Këshillin e Tetovës, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Nga atje kanë thënë se kanë korrur, fitore të dyfishtë në Tetovë. Nga VMRO, thanë se Kovaçevski duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme menjëherë.

“VMRO-DPMNE e fitoi LSDM-në, ndërsa BESA e fitoi BDI-në në Tetovë. Koalicioni qeveritar nuk ka kurrfarë legjitimiteti për të vazhduar me udhëheqjen e shtetit. Populli qartë tregoi se LSDM dhe BDI janë e kaluar. Presim që Kovaçevski ta pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen menjëherë. Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare. LSDM dhe BDI qeverisin pa mbështetjen e popullit dhe punojnë vetëm për vete dhe bandat e tyre kriminale”, thonë nga VMRO.

Nga atje shtuan se çdo ditë e kaluar në pushtet do të jetë mijëra vota minus për të në zgjedhjet e ardhshme, sepse populli e ka të qartë, Kovaçevski nuk ka legjitimitet.

 


You may also like