VMRO-DPMNE: Për Qeverinë tragjedia e Tetovës është temë banale

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE-ja me anë të një komunikate ka thënë LSDM-ja dhe BDI-ja po sillen në mënyrë të papërgjegjshme për tragjedinë në spitalin e Tetovës në të cilën humbën jetën 14 persona.

 

“Përpiqen ta injorojnë temën, ta shpërqendrojnë, ta bllokojnë debatin në Kuvend. Për Qeverinë tragjedia me 14 viktimat është temë banale. Me një fjalë, Zaev, Filipçe, LSDM dhe BDI po sjellen në mënyrë të papërgjegjshme sikur të bëhet fjalë për ndonjë zjarr në restorant dhe jo në spital modular ku 14 pacientë humbën jetën. Për gjitha këto pyetje Qeveria duhet të japë përgjigje, po Qeveria ikën. Ikën për shkak se dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

You may also like