VMRO-DPMNE nis operacionin ”bashkë me popullin”! – Shqip

by admin
Spread the love

“FILLON FUSHATA MË E MADHE QË ËSHTË BËRË NDONJËHERË NË MAQEDONI”

VMRO-DPMNE-ja nis aksionin e ashtuquajtur “Bashkë me popullin”, raporton KlanM.

Sic thonë nga opozita, komitetet komunale, Kryetarët e Komunave, Deputetët, komitetet vendore dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të jenë pjesë të shumë ekipeve në gjithë territorin e vendit, që sipas tyre, do të fillojnë një nga fushatat më të mëdha dhe zbarkimet në terren, që janë bërë ndonjëherë në Maqedoni.

Sipas VMRO-DPMNE-së, ky aksion, do të ketë disa faza. Në fazën e pare, sic njofton KlanM, që do të zgjasë deri më 30 Prill, ekipet partiake do të takohen me secilin anëtarë të përditësuar të partisë.

Në fazën e dytë, ekipet do të vizitojnë dhe takojnë çdo mbështetës dhe votues potencial opozitar dhe me qytetarë që vlerësojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar.

VMRO-DPMNE

“Në takimet do t`i dëgjojmë idetë e qytetarëve dhe pjesë të tyre do t`i inkorporojmë në politikat e ardhshme të VMRO-DPMNE-së. Këto takime do t`i shfrytëzojmë për të bërë thirrje që të veprojmë bashkarisht deri në rënien përfundimtare të kësaj qeverie jopopullore. Çdo individ do të kyçet në këtë betejë”

VMRO-DPMNE-ja thotë se janë të vetëdijshëm që kjo qeveri duhej të ishte larguar që dje, por bëjnë thirrje, sic përcjell KlanM, bashkë ta ndryshojnë realitetin e dhimbshëm dhe se qytetarët janë të nevojshëm për të bërë ndryshimet.

You may also like