VMRO-DPMNE me interpelancë për Talat Xhaferin

by admin
Spread the love




VMRO-DPMNE do të dorëzoj në Kuvend interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ata thonë se këtë e bëjnë për shkak të dramës së mbrëmshme në Kuvend, kur sipas tyre, Xhaferi ka mbyllur derën e sallës Kuvendore.
Përndryshe, mbrëmë pas orës 22, në Kuvend ka mbizotëruar një atmosferë e tensionuar pasi kryetari Xhaferi ka urdhëruar që të mbyllet dera e sallës së Kuvendit, në mënyrë që shërbimet të bëjnë numërimin e deputetëve të pranishëm.
Pas kësaj, deputetët e opozitës janë mbledhur para kryetarit të Kuvendit, të cilët kanë reaguar dhunshëm. Ai kërkoi që të bëjnë një listë të të paraqiturve për fjalim për pikën e 15 – Projektligji i ndryshuar për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Opozita ka reaguar edhe për shkak se sipas tyre, Kuvendi ka rifilluar shumë vonë me punë.
Situata është qetësuar pas numërimit të deputetëve nga shërbimet, pas së cilës dera e sallës është zhbllokuar. Në sallë ishin të pranishëm 38 deputetë.


You may also like