VMRO-DPMNE ka rolin kryesor në alarmet e rreme për bomba – Shqip

by admin
Spread the love

“VMRO-DPMNE po heshtë për pengesat dhe rolin e tyre që po shkaktojnë alarmet rrejshme për bomba të vendosura në shkolla dhe objekte tjera publike”, akuzon LSDM.

Partia në pushtet pretendon se partia më e madhe opozitare po pengon punën e institucioneve në zbatimin e masave duke u marrë me alarmet për bomba të vendosura nëpër shkolla.

“Me sjellje të tilla të papërgjegjshme, VMRO-DPMNE qëndron pas sulmeve hibride, qëllimi i të cilave është të krijojë trazira, tensione, mosbesim dhe frikë te qytetarët. Protokollet e reja janë bërë nga ekspertë dhe garantojnë sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe mbarëvajtjen e orëve. VMRO-DPMNE të ndalojë pengimin dhe minimin e punës së institucioneve që punojnë për sigurinë e plotë të fëmijëve, për të neutralizuar problemin dhe për të mundësuar mësim të pandërprerë, thonë nga LSDM.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se ditëve të fundit alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkolla këtyre ditëve kanë ardhur nga adresat në Rusi dhe Iran. Ai vuri në dukje se hetimi i sinjalizuesve është i ndërlikuar nga fakti se ata përdorin lidhje virtuale dhe paguajnë për shërbimet me kriptovaluta.

You may also like