VMRO DORËZOI NË KUVEND INICIATIVËN PËR RRËZIMIN E QEVERISË, TË ENJTEN VOTIMI

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Kuvend iniciativën për votëbesimin e Qeverisë. Nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski tha se i kanë grumbulluar 61 nënshkrime dhe presin që më se voni deri të enjten kryetari i Kuvendit të thirr seancë për votëbesimin e Qeverisë aktuale. Iniciativa sipas Nikollovskit është mbështetur nga deputetët e VMRO-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe partisë Besa dhe E Majta.

Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

“Nëse për momenti duhet të votohet votëbesimi ose më së voni deri të ejtën, pres që të ketë 61 deputët plus, gjegjësisht do doja të informoj se opinionin se në vazhdimësi janë bisedime edhe me disa deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë dhe pres që iniciativa për votëbesim të Qeverisë ta përkrahin më shumë se 61 deputetë”.

Nikollovski më tej u përgjigj se pas të enjtes do të bisedojnë rreth asaj nëse do të ketë Qeveri teknike ose politike, rreth zgjedhjeve eventuale dhe programet e partive që duan të formojnë shumicën e re.
Kryetari i Kuvendit e ka caktuar ditën e enjten me fillim nga oran 11:00 seancën për votimin e mmos besimit të qeverisë.

You may also like