VMRO akuzon për keqpërdorime në DAP, LSDM për kriminalitet në Manastir

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE akuzon për keqpërdorime në DAP, LSDM për kriminalitet në Manastir, komunë që drejtohet nga partia e Mickovskit.

Vazhdimisht po flitet për keqpërdorim të buxhetit të shtetit nga pushtetarët që janë të afërt me partitë politike në pushtet në Maqedoni”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së tij në komunën e Vevçanit.

Ai theksoi se afera e rimbursimit të TVSH-së për të cilën ata e kanë përmendur vazhdimisht, rezultoi të ishte e vërtetë.

“Në të kaluarën kemi biseduar për një aferë të tillë, e cila edhe më tej është vërtetuar si e vërtetë, ku disa personave juridikë bëjnë kërkesë për kthim te TVSH-së nga shteti me fatura fiktive, pasi i kthejnë të hollat, e ndërrojnë pronësinë e kompanisë ne emër te personave qe janë me burg te përjetshëm, me qellim qe nuk munden t’i kthejnë më asnjëherë ato të holla”, thotë Mickoski.

Ai ka treguar se pret që menjëherë pas marrjes së pushtetit nga ana e tyre të konfirmohen shumë nga informacionet që kanë.

Në një deklaratë nga LSDM, shpallet se komuna e Manastirit ka shpenzuar gati 50,000 euro për një makineri regjistruese të sinjalizimit horizontal, ndërkohë që makina të ngjashme mund të gjenden për 2-3 mijë euro, ose edhe më pak.

“Diferenca shkon deri në 47,000 euro! Edhe komuna e Velesit është përfshirë në skandal, duke blerë të njëjtën makinë për një shumë prej 42,000 euro. Diferenca shkon deri në gati 40,000 euro,” theksohet në njoftimin e tyre.

LSDM hedh pyetjen se në xhepat e kujt ka përfunduar kjo diferencë dhe nxit një hetim mbi mundshme shpërdorime të fondeve publike.

Për më tepër, shënon se komuna e Ilindenit ka blerë një makinë të njëjtë për tre herë më pak se ato në Veles dhe Manastir, shtrojnë dyshime për praktika të dyshimta të blerjeve në komunat e drejtuara nga VMRO-DPMNE.

Nëse kjo vërtetohet, LSDM thekson se duhet të ketë përgjegjësi për shfrytëzimin e fondeve publike.

MARKETING



You may also like