Vllaznia vazhdon ngjitjen, mund Skënderbeun në Shkodër 2-0. Kastrioti fiton ndaj Egnatias

by admin
Spread the love

Vllaznia vazhdon ritmin e saj fitues dhe këtë gjë e tregoi edhe në këtë javë ndaj Skëndërbeut të cilin e mundir 2-0.

Ndeshja e zhvilluar në Loro Borici u zhbllokua në minutën e 23-të nga Ardit Hoxhaj i cili devijoi në momentin e fundit goditjen me kokë të Krujës për ta çuar në rrjetë.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në të dytën Skënderbeu i hedhur në sulm kërkoi gjatë gjithë kohës golin e barazimit, por në fundin e ndeshjes u kap në befasi dhe Ante Aralica shënoi golin e dytë që vulosi fitoren e shkodranëve 2-0 dhe që i ngjit momentalisht në kuotën e 23 pikëve aq sa edhe Kukësi i vendit të dytë.

Kastritoi regjistron fitoren e dytë në 13-të javë Superiore që janë luajtur deri më sot. Skuadra krutane arriti të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Egantias e cila gjithmonë e më shumë po i drejtohet fundit të renditjes.

Në pjesën e dytë vendasit gjetën golin me anë të Spartak Ajazit. Sulmuesi nuk fali në minutën e 61, pas një harkimi të Bashës. Sakaq, një tjetër episod i rëndësishëm ishte kur Allmuça u ndëshkua me karton të kuq, pasi koleksionoi dy të verdha.

Nga ana tjetër, vendasit provuan ta mbyllnin sfidën me Ajazin që pati mundësinë më të mirë në limitet e kohës, mirëpo u ndal nga portieri Djuric, ndërsa Prodani u ndal nga shtylla. Gjithsesi, këto episode nuk ndikuan dhe në fund Kastrioti mori tre pikë të rëndësishme për objektivin e saj të mbijetesë


Top Channel

You may also like