Vllaznia në kërkim të kualifikimit historik, si pritet të rreshtohet ekipi

by admin
Spread the love

Vllaznia është duke kryer edhe përgatitjet e fundit në prag të sfidës përballë Universitatea Craiova në kuadër të Conference League. Të besuarit e Josës do të zbresin në fushë të enjten më 19:30, ndërsa sfidën mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Sakaq, në prag të kësaj sfide, Josa ka edhe disa dyshime për sa i përket ekipit që do të hedhë në fushë. Në portë pritet ta nisë sërish Zogovic që do të ketë përpara tij katërshen, Gurishta, Bulatovic, Juric dhe Hakaj.

Në mesfushën me tre pritet të renditen Boshnjaku, Marku e Jonuzi. Sakaq këtë ndeshje pritet që ta nisë nga minuta e parë Kaina, i cili do të ndajë repartin e sulmit me Çobën dhe Hoxhajn. /oversport.tv

You may also like