Vlerësoni veten edhe kur njerëzit e ulët ju përbuzin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Pique është akoma e nxehtë edhe pas divorcit. Këngëtarja u përball më një nga momentet më të vështira të saj dhe në media është parë qartësisht duke vuajtur ndërkohë që ish-bashkëshorti, Pique, po shijon “adoleshencën e dytë”.

Në një postim të fundit të saj për vitin e ri, ajo shigjeton ish-futbollistin dhe këshillon fansat e saj që të vazhdojnë të besojnë te dashuria dhe të vlerësojnë veten e tyre.

“Edhe pse plagët tona vazhdojnë të jenë të hapura në këtë vit të ri, koha i ka duart e kirurgut. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë të besojmë. Përballë përbuzjes, vazhdoni të vlerësoni veten. Sepse ka më shumë njerëz të mirë sesa njerëz të këqij. Njerëz më empatikë se sa njerëz të ulët.

Të paktë janë ata që largohen dhe më shumë janë ata që qëndrojnë pranë nesh. Lotët tanë nuk janë humbje, ata ujitin tokën ku do të lindë e ardhmja dhe na bëjnë më njerëzorë, kështu që në mes të thyerjes së zemrës, ne mund të vazhdojmë të duam.”-shkruan Shakira.

You may also like