Vlera e “TVSH-ja ime” do të rritet në 2100 denarë, përdoruesi më i vjetër i aplikacionit është 98 vjeçar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Për tre vite që kur ka filluar të funksionoj aplikacioni “TVSH-ja ime”, tek qytetarët janë kthyer 4.2 miliard denarë. Kështu njoftoi drejtoresha e Drejtoris për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska. Nga 1 janari i vitit që vjen bëri me dije ajo,  vlera e TVSH-së që do të kthehet tek qytetarët do të rritet nga 1 800 deri në 2 100 denarë.

 “Në periudhën në vijim, të koordinuar me ministrin e  Financave, do të parashtrojmë propozim ndryshim për Ligjin për kthimin e TVSH-së të përsonave fizik. Ky ndryshim është me qëllim që nga vitiiI ardhshëm, nga 1 janar 2023, të rritet limiti i kthimti të TVSH-së, me çka qytetarët ne vend të 1 800 denarëve për tre muaj, do të fitojnë vlerë maksimale prej 2 100 denarë për faturat e skenuara”, ka deklaruar Sanja Llukarevska, drejtoresh e DAP

Personi më i moshuar që e përdor aplikacionin është një 98 vjet nga Radovishi. /SHENJA/


You may also like