“Vlahovic Lewandowski i së ardhmes, do çmendesha me Malinovskyi te Juve”

by admin
Spread the love

Juventusi shpenzoi më shumë se 80 milionë euro për ta transferuar Dusan Vlahovic, i cili sipas Amauri mund të jetë Lewandowski i së ardhmes. Ish-sulmuesi, i cili ka luajtur me bardhezinjtë, ka folur me superlativa për serbin/

“Ky djalë është vërtetë i fortë, i uritur. Afrimi i tij ishte shkëndija e duhur për të ndryshuar inercinë e sulmit të Juventusit. Ai ka gjithçka për t’u bërë një nga sulmuesit më të mirë të Juventusit në të gjitha kohërat”.

“Trashëgimtar i CR7? Ronaldo, ashti si Messi, është i paarritshëm. Gjithsesi Vlahovic mund të bëhet Lewandowski i së ardhmes. Unë jam i sigurt për këtë”, tha Amauri, i cili më pas foli edhe për dëshirat e merkatos.

“Ëndrra ime është të shoh sërish Paul Pogba te Juventusi. Është edhe një tjetër për të cilin do të çmendesha. Vetëm një ditë më parë po flisja për Malinovskyin me një mikun tim që e pëlqen shumë. Përveç golit kundër Juves, ai është një lojtar që më pëlqen shumë për mënyrën se si lëviz në fushë”. / oversport.tv

You may also like