Vlahoviç i papërgjegjshëm, Juventusi i bën gati gjobën e majme

by admin
Spread the love

Vetëm 7 pikë në tetë ndeshjet e fundit janë dëshmi e momentit të vështirë që po kalon Juventusi, që nga pretendente për titullin, tashmë ka dorëzuar edhe vendin e dytë.

Barazimi ndaj Genoas ishte një tjetër dëshmi e radhës që bardhezinjtë janë larg formës që shfaqën në fundin e 2023-shit, teksa edhe nervozizmi po nxjerr kokë gjithnjë e më shumë mes futbollistëve të Allegrit.

Në sfidën e mesditës së të dielës ishte serbi Vlahovic, që pasi mori një karton të verdhë në fund të ndeshjes, protestoi ashpër ndaj arbitrit, duke e detyruar atë t’i japë edhe një të verdhë tjetër e si rrjedhojë të kuqin.

Natyrisht një ndëshkim lehtësisht i shmangshëm për serbin, që komplikon tërësisht situatën te Juventusi, me bardhezinjtë që për sfidën e radhës ndaj Lazios në kampionat nuk do të kenë në dispozicion as polakun Milik, që është i dëmtuar.

Ndërkohë media pranë klubit torinez bën me dije se kartoni i kuq i Vlahovic nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Juventusit, që pritet t’i vendosin një gjobë të majme serbit, pikërisht për papërgjegjshmërinë e treguar./ Super Sport


Top Channel

You may also like