Vlahovic: E lehtë të zgjidhja Juventusin, ju tregoj pse e pranova ofertën

by admin
Spread the love

Dusan Vlahovic u ble nga Juventusi në janar për 85 milionë euro. I rritur në Serbi, sulmuesi spikati te Fiorentina dhe kur bardhezinjtë e thirrën nuk u mendua dy herë.

Pse? “Ishte e lehtë të zgjidhja Juventusin sepse dëshira për të fituar, për të luftuar dhe për të mos u dorëzuar është në ADN-në e tij. Këto janë pjesë e karakterit dhe personalitetit tim”, tha Vlahovic.

Më tej sulmuesi shtoi: “Jam më se i gatshëm të jap maksimumin tim dhe do të jap 100% për skuadrën për të marrë rezultate të shkëlqyera.

Gjithçka për të cilën mendoj është të stërvitem, të ndihmoj shokët e skuadrës, të dal në sulm për të dhe më e rëndësishmja, të fitoj”. / oversport.tv

You may also like