VJENË – “Oberbank” e Austrisë planifikon rritjen e numrit të degëve në Gjermani

by admin
Spread the love

MYNIH, 6 prill /ATSH-DPA/ “Oberbank” e Austrisë po planifikon hapjen e degëve të reja në Gjermani këtë vit, njoftoi sot banka rajonale me seli në Linz.

“Oberbank”, e cila në Gjermani eshte e fokusuar te klientët e korporatave të mesme ka planifikua të rrisë numrin e degëve të saj nga 43 në 48.

“Pavarësisht krizës, ne do të vazhdojmë kursin tonë të zgjerimit në Gjermani”, tha “Oberbank” në një deklaratë.

Ndryshe nga bankat e tjera austriake, “Oberbank” është zgjeruar më pak në Evropën Lindore dhe më shumë në Gjermani. Kompania është gjithashtu e pranishme në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari.

Fitimi neto pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, duke u rritur nga 123.5 milionë euro (134.8 milionë dollarë) në 234.6 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Totali i bilancit u rrit nga 24.4 miliardë euro në 27.5 miliardë euro. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like