VJENË – Ndërpriten linjat hekurudhore në Austri pas stuhive vdekjeprurëse që goditën Evropën

by admin
Spread the love

VJENË, 19 gusht /ATSH-DPA/- Aktiviteti i linjave hekurudhore në Austri është ndërprerë sot, për shkak të stuhive vdekjeprurëse që goditën Evropën një ditë më parë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Linjat e trenave nuk po funksionojnë ende normalisht në provincat austriake të Carinthia dhe Styria, pasi erërat me shpejtësi deri në 139 kilometra në orë rrëzuan shtyllat e energjisë elektrike.

Kjo ndërpreu furnizimin me energji elektrike për qindra mijëra familje, së bashku me transportin hekurudhor.

“Trenat nga Vjena në Venecia duhej të devijoheshin përmes Salzburgut, ndërsa lidhjet rajonale u ndalën gjithashtu”, tha Zyra e Hekurudhave Federale Austriake.

Të enjten, stuhite e forta shkaktuan vdekjen e dy fëmijëve, ndërsa dhjetera persona u plagosen, pasi erërat rrëzuan pemët në një liqen në Carinthia, në St Andrä.

Policia tha se tre gra u vranë nga një pemë gjatë shëtitjes në Gaming në provincën e Austrisë së Ulët.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like