Vjen surpriza e parë në Botëror, Arabia Saudite përmbys Argjentinën e Messit

by admin
Spread the love

Vjen edhe surpriza e parë në këtë Botëror. Argjentina e Messit është mundur me përmbysje nga Arabia Saudite në ndeshjen debutuese në Katar 2022. Argjentinasit nisin shumë mirë sfidën dhe arrijnë që të zhbllokojnë shifrat që në minutën e 10-të me Messin, që realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Dominimi i amerikano-jugorëve është i dukshëm dhe Argjentina shënon edhe golin e dytë me Lautaron, por goli nuk vlen pasi anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje. De Paul humbet një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin në fund të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Arabia arrin të barazojë shifrat me Al-Shehri, ndërsa 5 minuta më vonë Al-Daësari shënon golin e përmbysjes së madhe. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Argjentina nuk arrin që të evitojë humbjen në debutimin në këtë Botëror. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like