Vjen oferta e parë për Thuram, gjiganti gjerman i prish planet Interit

by admin
Spread the love

Pista që çon Marcus Thuram drejt Interit është vështirësuar edhe më shumë. Sulmuesi francez është një prej objektivave të merkatos zikaltër, por Bayern Munich duket se është më i avantazhuar.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, bavarezët kanë bërë edhe ofertën e parë në drejtim të sulmuesit. 6 milionë euro në sezon, duke filluar nga muaji korrik ka qenë oferta që Bayern ka bërë në drejtim të Thuram për të bindur sulmuesin të transferohet në Mynih.

Një ofertë që për momentin Interi nuk mund ta barazojë dhe për këtë arsye Bayerni është më i avantazhuar. Megjithatë, Beppe Marotta ka ende një “kartë” të fundit për të luajtur. Oferta e Bayern konsiston pasi kontrata e Thuram të përfundojë me Monchengladbach, ndërsa numri 1 i merkatos së Interi po mendon të bëjë një ofertë drejt gjermanëve që në muajin janar. /oversport.tv

Foto: Gladbach, Twitter

You may also like