Vjen lajmi i shumëpritur! Ja kur nis Big Brother VIP 2, e zbulon regjisori

by admin
Spread the love

Eduart Grishaj, regjisori i njohur shqiptar i disa programeve të njohura në televizionet shqiptare, si “Dua të të bëj të lumtur” dhe “Big Brother Albania VIP” ishte i ftuar sot në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live”.

Regjisori dha detaje rreth edicionit të dytë të reality show-t të shumëpritur në Shqipëri dhe shumë të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania VIP”. Sipas asaj që deklaroi Eduart Grishaj, edicioni i ri do të nisë brenda këtij viti, por nuk ka ende një datë të saktë.

Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas Big Brother Albania VIP, e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar Big Brother-in dhe ndjekur vazhdimisht – rrëfeu Eduarti në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ndërkaq, kujtojmë se vetë faqja zyrtare e Top Channel njoftoi dy ditë më parë se ky reality show do të vijë së shpejti në ekranet shqiptare nën moderimin e Arbana Osmanit, duke shuar kështu zërat se prezantuese e këtij edicioni do të ishte Bora Zemani.

You may also like