Vjen edhe zyrtarizimi, Mile Svilar është portier i Romës

by admin
Spread the love

Mile Svilar është zyrtarisht një lojtar i Romës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale që ka prezantuar portierin serb si afrimin e dytë pas Nemanja Matic.

Svilar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Romën deri në vitin 2027. Ai është transferuar në Romë si një lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Benfican.

Mile Svilar në momentin e tij të debutimit në Champions League u bë portieri më i ri që debuton në atë kompeticion. Svilar është kërkuar me ngulm nga Mourinho, ndërsa tashmë do ta ketë nën urdhrat e veta portierin. /oversport.tv

Foto: asroma.com

You may also like