Vjen edhe zyrtarizimi, Gravenberch firmos deri në 2027 me Bayern

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë nuk ka më dyshime, Ryan Gravenberch është lojtari më i ri i Bayern Munich. Ashtu si pritej, mesfushori është transferuar nga Ajax në Mynih dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi baraver.

Ata postuan një komunikatë në faqen e tyre zyrtare ku dhanë edhe disa detaje mbi marrëveshjen. Gravenberch ka nënshkruar me bavarezët një kontratë që do ta mbajë atë lidhur deri në vitin 2027.

Kështu, Gravenberch është afrimi i dytë i Bayern nga Ajax, pasi më parë është transferuar edhe mbrojtësi Noussair Mazraoui. Gravenberch ka zhvilluar 103 paraqitje me Ajaxiun ku ka realizuar edhe 12 gola. /oversport.tv

Foto: FC Bayern Munich, Twitter

You may also like