Vjehrri i dyshuar për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë, arrestohet nga policia

by admin
Spread the love

Policia belge ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Stephane V, i cili besohet se ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin në Diksmuide, mbrëmjen e së dielës.

Mediat belge raportojnë se të ishin në mosmarrëveshje prej një kohe të gjatë.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në Ijzerdijk në Stuivekenskerke, lagja e Diksmuide, ndërsa arrestimi i Stephane V. 55 vjeç është konfirmuar nga avokati i tij Bram Elyn.

28-vjeçari Ilir S. ishte prej vitesh me Melanie, vajzën e Stephane V., madje ata kishin dhe një vajzë bashkë. Por gjërat nuk shkonin mirë mes viktimës dhe babait të të dashurës së tij.

Siç raportojnë mediat belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë mbrëmjen e të dielës.

You may also like