Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës pas aksionit të zhvilluar të hënën ku u arrestua një person nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”, “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” dhe “Cenimi i të drejtave të autorit”. pritet të zhvillojë edhe aksione të tjera kundër veprimtarive ilegale të ofrimit të shërbimeve për shpërndarjen e rrjetit televiziv IPTV.

Aksione të reja dhe arrestime pritet të ketë brenda dhe jashtë Kosovës.

KIKS Kosova në emisionin e transmetuar më 25 janar në Klan Kosova ka raportuar për këtë veprimtari ilegale, duke sjell fakte të bollshme për vjedhjen e shërbimeve të kabllorëve, punësimin e të rinjve pa kontrata pune dhe shpërndarjen pa leje të pronës intelektuale nga Kosova për shqiptarët në diasporë.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar personat e njëjtë që i kishte denoncuar KIKS Kosova.

E përpos kësaj aktiviteti i piraterisë që zhvillojnë këto kompani në të njëjtën kohë krijojnë edhe evazion fiskal, pasi këta piratë nuk i paguajnë tatim shtetit.

Këtë shqetësim e kishte ngritur edhe Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës, vitin e kaluar, kur kishte kërkuar nga KPM-ja që të menaxhonte më mirë situatën.

Por Komisioni Për Media vazhdimisht është ankuar se meqenëse pirateria zhvillohet online, edhe zbulimi dhe rënia në gjurmë e këtyre piratëve është e vështirë. Megjithëse aktualisht ky komision është duke i shqyrtuar 13 lëndë që kanë të bëjnë me këtë veprimtari ilegale.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës, në Kosovë si biznese me aktivitet të telekomunikimit kabllor janë të regjistruar gjithsej 789.

Derisa numri i bizneseve që kanë paguar tatim në 2021 për këtë lloj aktiviteti është vetëm 291.

Si kishte raportuar KIKS Kosova për pirateri dhe shitje ilegale të IPTV-ve? (VIDEO)

You may also like