Vizitori e fut drogën në pantallona, tentoi ta kontrabandojë në Burgun e Dubravës

by admin
Spread the love

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

The post Vizitori e fut drogën në pantallona, tentoi ta kontrabandojë në Burgun e Dubravës appeared first on Shqip.

You may also like