Vizita në SPB – Tetovë nënçmuese për punonjësit – Shqip

by admin
Spread the love

BESA REAGON NDAJ TALAT XHAFERIT

Lëvizja BESA ka reaguar ndaj veprimit të kryeministrit Talat Xhaferi, për inspektimin e djeshëm të tij në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë. Nënkryetari Blerim Sejdiu ka deklaruar se Xhaferi i ka nënçmuar nëpunësit, policor. Sipas Lëvizjes BESA, vetë Xhaferi dhe partia e tij janë përgjegjës për maltretimin që u bëhet qytetarëve të Tetovës me rrethinë.

“Fatkeqesisht, Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk ka integruar asnjë institucion që ka udhëhequr deri më sot, por ka devalvuar çdo vlerë shoqërore e mbytën shpresën e cdo shqiptari, sot në vend se t’ju rrit rrogat e nëpunësve shtetëtor ai paturpësisht ofendon këta nepunes. Zotri Tekniku, je ti ai që duhet të japish llogari para qytetarëve sepse ti je votuar 22 vite, nuk janë votuar nëpunësit, andaj edhe ndaj tyre je i obliguar të japësh llogari për këtë dështim. Që kjo vizitë të jetë edhe më skandaloze, TEKNIKU, harroi se mjetet për punë të këtyre punëtorëve, obligim që t’i sigurojë e ka Qeveria që udhëheq ai dhe partia e tij 22 vite. Zotri Kryeministri Teknik, ju duhet të jepni llogari përse e gjithë Tetova me rrethinë, me 6 komuna përreth, me mbi 200.000 banorë, ka vetëm një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale?!”, tha Blerim Sejdiu, nënkryetar i Lëvizjes BESA./tvklan.mk

You may also like