VILNIUS – Zelensky: Hezitimet perëndimore inkurajojnë Putinin

by admin
Spread the love



VILNIUS, 10 janar /ATSH-AFP/ – Hezitimi i Perëndimit për dërgesat e ndihmave në Kiev po inkurajon Vladimir Putinin që dëshiron të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës, paralajmëroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vilnius.

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje retorikës së Putinit. Ai nuk do të ndalet. Ai dëshiron të na pushtojë plotësisht”, tha Zelensky gjatë vizitës së tij në Vilnius.

“Ndonjëherë hezitimet e partnerëve në lidhje me ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën vetëm e rrisin guximin dhe forcën e Rusisë”, këmbënguli ai.

”Ukrainës i mungojnë sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore”, u ankua presidenti Volodymyr Zelensky.

”Ne kemi shumë mungesa”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Vilnius, në një kohë kur presidenti ukrainas është i shqetësuar për gërryerjen e mbështetjes perëndimore për Kievin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShkatërrohet organizata kriminale në Belgjikë, mes të arrestuarve 12 shqiptarë


You may also like