Villareal i bën gjëmën Juventusit, Chelsea marshon në Champions League

by admin
Spread the love

Misioni për të mbrojtur trofeun e Champions League vazhdon për Chelsea, ndërsa Juventusit i ka bërë gjëmën Villareal në “Torino”. Bardhezinjtë janë mposhtur me rezultatin 0-3 nga spanjollët, duke u shtangur në fund të ndeshjes.

Juventusi, që në Serie A prej javësh nuk e njihte humbjen, e nisi mirë ndeshjen dhe rrezikoi me Morata dhe Vlahovic dy herë. Ky i fundit në një moment u ndal nga traversa.

Spanjollët nga krahu tjetër u munduan dhe në një moment kërkuan golin me Lo Celso. Ndryshe nga shumica e ndeshjeve të këtij sezoni, Juventusi e zotëroi më shumë topin.

Në 45 minutat e dyta nuk pati ndonjë rrezikshmëri të madhe dhe Villareal ia doli të fitonte një penallti, pas një ndërhyrje të Rugani. Moreno nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë.

Spanjollët morën zemër dhe shumë shpejt realizuan edhe golin e dytë me Pau Torres, kurse në shtesë De Ligt shkaktoi një penallti tjetër dhe Danjuma nuk fali, duke i dhënë një goditje të rënë Juventusit.

Për t’u kthyer te Chelsea, londinezët e fituan edhe ndeshjen e dytë kundër Lille. Këtë herë ia dolën me rezultatin 2-1, edhe pse kampionët në fuqi të Francës shënuan të parët. Yilmaz me penallti e zhbllokoi ndeshjen.

Chelsea gjithsesi ia doli të barazonte që në fundin e pjesës së parë, me anë të amerikanit Pulisic, kurse Azpilicueta realizoi edhe golin e fitores në minutën e 73-të. Londinezët kalojnë në çerekfinale, ku janë kualifikuar edhe Villareal, Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Benfica, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Champions League – 1/8-at e finaleve

Juventus-Villareal 0-3
Shënues:
Moreno (pen.) 78’, Pau Torres 85’, Danjuma (pen.) 90+2’

Lille-Chelsea 1-2
Shënues:
Yilmaz (pen.) 38’ / Pulisic 45+3’, Azpilicueta 71’

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like