Video+Foto/ Ngjarje e rëndë në Britani, 9 vjeçarja vritet me thikë në mes të ditës

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Lincolnshire të Britanisë, ku një vajzë vetëm 9 vjeçe është qëlluar me thikë në mes të ditës.

Policia vendase që po heton për ngjarjen e ka quajtur të miturën viktimën më të vogël të “epidemisë së krimit me thikë”.

Vajza u gjet e pajetë në një korsi rruge në Boston rreth orës 18:20 të ditës së djeshme, ndërsa deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Oficerët mjeko ligjorë grumbulluan prova të cilat mund t’i ndihmojnë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Sipas Daily Mail, Mbretëria e Bashkuar është goditur nga një epidemi krimi, ku tregohet se në Angli dhe Uells shkeljet ligjore janë rritur me 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Këtë fundjavë pati një valë sulmesh me thikë në Londër, ku tre persona u vranë në më pak se 24 orë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që fëmijët bëhen viktima të sulmeve me thikë në Britani, pasi një 12-vjeçare u vra, nëntorin e kaluar.

Pjesa më e madhe e zonës aty pranë është komerciale, me parkingje makinash, rrugë të gjata dhe disa dyqane me të thjeshta.

Bostoni doli në krye të listës së autoriteteve lokale me më shumë raste të vrasjeve, tentativave për vrasje ose komplotit për të kryer vrasje për 100,000 njerëz.