(VIDEO) Zv/Avokati i Popullit: Shefat e “kredive të shpejta”. Fajdexhi të legalizuara

by admin
Spread the love




Zëvendës-Avokati i Popullit, Jovan Andonovski, ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve janë kreditë e shpejta. Andonovski, për Radio Evropa e Lirë, foli për ankesat e qytetarëve dhe çfarë kurthesh juridike fshehen gjatë premtimeve përmes telefonit se për gjysmë ore mund të kërkojnë dhe t’u mbërrijnë para të shpejta.

JOVAN ADONOVSKI, ZËVENDËS AVOKAT I POPULLIT

“Qytetarët ankohen se kamata arrin edhe deri në 50 apo 100% të shumës së përgjithshme që kanë marrë si kredi. Kemi një situatë ku një qytetar erdhi në zyrën time, i cili për 30.000 euro duhet të kthejë 60.000 euro. Sipas meje, bëhet fjalë për fajdexhinj të ligjshëm, kurse fajdet ndalohen me ligj. Fatkeqësisht si institucion nuk kemi kompetenca ndaj subjekteve private, por Ministria e Financave duhet të bëjë mbikqyrjen e punës së tyre”

Ai gjithashtu tha se qytetarët të cilët janë shfrytëzues të kredive të shpejta, përballen edhe me kërcënime dhe presione. Një tjetër problem, sipas Adonovit, është se qytetarët për një kohë ishin të hutuar lidhur me atë se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike, për shkak se përqindja zyrtare ishte publikuar nga KRRE-ja, por duke llogaritur kanë fituar llogari shumë të larta.  Sipas tij, KRRE-ja rregullisht njofton qytetarët për çdo ndryshim të çmimit të rrymës, derivateve të naftës, ngrohjes, nuk ka arritur që në mënyrë transparente të njoftojë se për disa herë rritet shuma për transmetimin dhe distribuimin, siç thotë ai, disa prej tyre janë rritur edhe për 300%.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like