VIDEO / Zouma goditi macen, Antonio reagon: A është kjo më keq se racizmi?!

by admin
Spread the love

Kurt Zouma e ka parë veten në telashe, pasi u shfaq në një video duke goditur me shkelm një mace në shtëpinë e tij. Në Francë madje ka një padi dhe rrezikon edhe burgun.

Komentet kanë qenë të shumta kundër qendërmbrojtësit, i cili edhe është gjobitur për sjelljen e tij nga West Ham. Ditën e sotme për veprimin e tij është ngacmuar Michail Antonio, sulmuesi i “Çekiçëve”.

Ai e dënon veprimin e shokut të skuadrës, por nga ana tjetër haptazi e thotë që po teprohet me reagimet që po bëhen kundër tij. “Kam një pyetje për ju, a mendoni se kjo që ka bërë ai është më e keqe se racizmi?! Unë nuk po e mbroj atë që ai ka bërë.

Nuk jam aspak dakord me atë që ka bërë, por ka njerëz që janë dënuar për racizëm dhe kanë luajtur futboll sërish. Ata kanë marrë ndonjë dënim me tetë ndeshje apo diçka të tillë, por njerëzit tani po bëjnë thirrjet ta largojnë nga futbolli.

Më duhet t’u bëj të gjithëve këtë pyetje: A është ajo që bëri Zouma më e keqe se ajo që bënë njerëzit e dënuar për racizëm?”, është shprehur sulmuesi i West Ham. / oversport.tv

You may also like