(VIDEO) Zjarri në spitalin e Tetovës, dënohen me nga 1 vit burg me kusht 5 protestues

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Pesë protestuesit e arrestuar gjatë protestës për djegien e spitalit modular në Tetovë, sot dolen para gjykatësit, ku të njejtët u dënuan nga 1 vjet burg me kusht që për 3 vjet mos të përsërisin veprën e njëjtë. Të dënuarit janë Blerim Ahmedi, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiku dhe Veton Aliti. Ata kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Të dënuarit e pranuan fajin dhe kërkuan falje për policët e lënduar. Ata shprehen të bindur se më nuk do ta përsërisin veprën, ndërsa policët pranuan faljen dhe nuk kërkojnë dëmshpërblim nga protestuesit.

Personat u dënuar për kryerjen e veprave penale gjatë protestës së mbajtur në Tetovë më 17 shtator, ku kërkohej përgjegjësi për djegien e spitalit modular ku humbën jetën 14 persona.

Gjatë kësaj proteste, disa prej protestuesve hodhën vezë në drejtim të objekteve të Komunës së Tetovës dhe të selisë së BDI-së, duke kërkuar përgjegjësi për djegien e pacientëve të prekur nga Kovis 19 dhe familjarëve të tyre.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte që zyrtatët të jepnin përgjegjësi për tragjedinë. Ndërkohë, raporti i ekspertizës së bërë në objektin e spitalit theksoi se zjarri duhet të ishte shkaktuar nga një çark elektrik. Kjo i mjaftoi kryeministirit Zoran Zaev që të mos pranojë dorëheqjet e ofruara nga ministri Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like