(VIDEO) Zjarri në Krivolak, Angellov: Depot ushtarake janë të sigurta

by admin
Spread the love




Zjarret vazhdojnë të jenë aktive në vendin tonë.  Drejtori i Qendrës  për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, njoftoi se herët në mëngjes me helikopter policie janë konstatuar se ka tre zjarre aktive. Ai tha se se zjarri më i madh është në pjesën e zonës së poligonit ushtarak Krivollak, ku mëngjesin e sotëm po vepron ndaj zjarrit një helikopter i armatës dhe një helikopter policor. Angellov sqaroi se depot ushtarake në Krivollak janë të siguruara në mënyrë shtesë.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Më serioz  është zjarri në poligonin e Ushtrisë Krivolak, i cili ka filluar të shpërthejë sërish dhe sot në mëngjes dy helikopterë, ushtria dhe policia po e shuajnë. Për shkak të erës që shfaqet dhe rritjes së temperaturës, zjarri ndizet. Gjatë ditës do të vazhdojmë të operojmë me helikopterë dhe nëse është e nevojshme edhe me aeroplan. Është me rëndësi të përmendet se magazinat e ushtrisë, të cilat janë disa kilometra larg vijës së zjarrit, janë të siguruara shtesë dhe janë absolutisht të sigurta”.

Drejtori Angellov informoi se  zjarri në Radovish është shuar plotësisht ar. Zjarrëfikësit  pas disa orësh luftim me flakët arritën ta vënë nën kontroll dhe menjëherë pas kësaj e shuan plotësisht, duke penguar kështu përhapjen e këtij zjarri në pyll dhe shkaktimin e problemeve jashtëzakonisht të rënda.

 

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Sot herët në mëngjes para orës pesë kemi kryer një zbulim me helikopter të zjarreve që kanë mbetur aktiv gjatë natës. Duke lëvizur drejt zjarrit aktiv në komunën e Vasilevës, kemi hasur në një zjarr të ri, për të cilin më vonë u konstatua se ishte zjarrvënie dhe përfshiu një pyll  relativisht afër rrugës kryesore Radovish-Strumicë”.

Ndërkaq, zjarri tek fshati Kallugericë është shuar tërësisht. Në terren janë pesë të punësuar të tjerë në NP Pyjet kombëtare filiali Radovish. Nga zjarri është përfshirë një pyll me shkurre me sipërfaqe prej rreth 10 hektarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like