(VIDEO) Zjarret në Berovë vihen nën kontroll, shuarja vazhdon

by admin
Spread the love

Qendra për menaxhim me kriza informoi se zjarret në Berovë janë vënë nën kontroll.

Zjarret që shpërthyen në dy ditët e fundit  në Berovë, janë vënë nën kontroll. Sipas Komiteti Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për Menaxhim me Kriza , zjarri në territorin e Komunës së Berovës, ishte aktiv deri dje në orët e mbrëmjes, por është parandaluar përhapja e tij. Vazhdon shuarja e këtij zjarri ku njoftohet se zjarrfikësit bashkë me qytetarët e Berovës do të mbeten në terren deri në lokalizimin e plotë.

Komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Berova, Sashko Rumenovski informoi se përveç fikjes nga toka, sot në mëngjes sërish kanë

SASHKO RUMENOVSKI, KOMANDANT I NJËSISË TERRITORIALE TË ZJARRFIKËSVE

“Për të shkurtuar kohën e mbushjes së ujit nga liqeni i Berovës, në fshatin Budinarci, është vendosur një pishinë e improvizuar, nga ku helikopteri do të mbush ujë për intervenim më të shpejtë”.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Mbrendshme, Oliver Spasovski, në rrjetet sociale facebook ka shkruar se zjarret janë vënë nën kontroll

OLIVER SPASOVSKI-MINISTËR I PUNËVE TË MRENDSHME

“Zjarret që kanë qenë aktive në Komunën e Berovës,  si dhe zjarret e tjera në mbarë vendin janë vendosur nën kontroll. MPB-ja së bashku me QMK-në, ARM-ja, DMSH-ja janë në detyrë të vazhdueshme 24 orë dhe monitorojnë zjarret”.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve të Komunës së Berovës, zjarri deri tani, ka përfshirë pyje me sipërfaqe prej rreth 50 hektarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like