(VIDEO) Zhvati 180 mijë euro duke u paraqitur si agjent i shtetit

by admin
Spread the love

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se dyshohet për një person që ka arritur t’i zhvasë menaxherit të një kompanie para, bizhuteri, dhe vetura në vlerë prej 180 mijë eurosh, duke u paraqitur si punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Siç kanë njoftuar mëngjesin e sotëm, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka hapur hetim kundër të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe e akuzon për veprat penale të zhvatjes dhe paraqitjes së rrejshme, nga nenet 258 dhe 391 të Ligjit Penal.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Në periudhën prej datës 14.12.2023 deri më 05.04.2024, i pandehuri është paraqitur në mënyrë të rrejshme si zyrtar – punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe me kërcënime të rënda ka detyruar të dëmtuarin t’i japë para, bizhuteri, vetura dhe mallra të tjera në shuma totale rreth 180.000 euro”.

Në përshkrimin e shkurtër të krimeve për të cilat akuzohet, Prokuroria Publike thekson se i dyshuari duke u paraqitur në mënyrë të rreme si punonjës i Agjencisë dhe ndërmjetësues në pagesën e borxhit, ka ushtruar presion ndaj menaxherit 54-vjeçar dhe kërcënoi jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij. Theksojnë që në këtë mënyrë i ka marrë disa herë para, tre makina, dy celularë, unaza floriri dhe bizhuteri të tjera.

Me propozim të prokurorit publik, i cili e udhëheq rastin, gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, si dhe si gjasa që ai të përsërisë aktet. /SHENJA/

MARKETING



You may also like