(VIDEO) Zhduket një studentet 21 vjeçare nga Shqipëria, herën e fundit është parë në Ilinden

by admin
Spread the love

Një vajzë 21 vjeçare është zhdukur në lagjen Ilinden të Shkupit. Bëhet fjalë për një vajzë e cila quhet Enkeleda Çelën, shtetasja e Shqipërisë, që studionte  në Fakultetin Ekonomik në Shkup. Sipas përshkrimit të postimit në rrjetet sociale, ajo është 160 centimetra e gjatë, ka flokë të kuq në kafe, sy kafe dhe mban proteza në dhëmbët e sipërm. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë dhe mbante një çantë shpine.

Shoqja e saj, Joana, e cila ka shpërndarë postimin për vajzën e zhdukur, në një prononcim për “Makfax” ka thënë se për herë të fundit e ka parë të premten në mbrëmje, ku dhe kanë pirë kafe rreth orës 20-21, ndërsa më pas bashkë me një shoqe të tretrë janë nisur për në shtëpi, ndërsa Enkeleda ka bërë një shëtitje para se të kthehej në banesë.

Për zhdukjen e saj u njoftua edhe familja e saj, e cila jeton në Shqipëri. Vajza nuk është kthyer tek ata dhe ata janë nisur për në Shkup për ta kërkuar.

Shoqja e saj thotë se ndonëse ishin shumë të afërt, ajo nuk ka treguar për ndonjë shqetësim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po merren masa për gjetjen e saj.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like