(VIDEO) Zëdhënësja e KE-së: Vonesat në negociata ndikojnë në besueshmërinë e BE-së

by admin
Spread the love




Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero deklaroi sot se, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit dhe data e Konferencave Ndërqeveritare duhet të përcaktohet sa më parë.  Në një intervistë për Report Tv, Pisonero tha se “është thelbësore që vendet anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

ANA PISONERO, ZËDHËNËSE E KOMISIONIT EUROPIAN

Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Komisioni do të mbetet në kontakt me të gjitha palët përkatëse dhe do të punojë me Presidencën e ardhshme franceze për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për fillimin zyrtarisht të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ajo theksoi se Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare dhe nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit.

ANA PISONERO, ZËDHËNËSE E KOMISIONIT EUROPIAN

“Siç e kemi thënë gjatë gjithë kohës, vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po ndikojnë negativisht në besueshmërinë e BE-së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare dhe nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit. Ne vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet dypalëshe në pritje”.

Bullgaria ka kërkuar gjashtë muaj kohë në mënyrë që të dy shtetet të arrijnë në një marrëveshje për çështjet e mbetura pezull. Prioritetet gjatë presidencës franceze me BE-në në gjashtëmujorin e parë të këtij viti nuk përmbajnë qëndrime vendimtare në drejtim të zgjerimit të Unionit. /SHENJA/


You may also like