(VIDEO) Xhaferi: Zgjatja e afatit të regjistrimit varet nga partitë politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se zgjatja e afatit të regjistrimit të popullsisë është në duart e partive politike dhe se Kuvendi nuk e ka problem fare që të mblidhet dhe të votojë ndryshimet e nevojshme. Ai sqaroi se ndryshimet ligjore për zgjatjen e regjistrimit, duhet të jenë në formë propozimi nga ana e Qeverisë apo edhe e deputetëve. Por kjo, siç theksoi Xhaferi duhet të ndodh këto dy ditë, që më pas ose ai ose deputetët të thirrin seancë urgjente. Meqë dje ka nisur fushata zgjedhore dhe kuvendi është në pushim,  Xhaferi sqaroi se si mundë të mbahet seancë urgjente.

TALAT XHAFERI KRYETAR I KUVENDIT

“Është çështje për të cilën në formë të kompetencave duhet të jetë ose propozim i Qeverisë ose i deputetëve për ndryshim të ligjit, për shkak se ligji është decid pasi regjistrimi përfundon më 30 shtator. Duhet të ketë propozim ligj. Për faktin se në Kuvend ka grupe të ndryshme, ai ligj duhet të jetë edhe i harmonizuar… Nëse ai ndodh, duhet të ndodh këto dy ditë para se të skadon afati… Në kontest të Parlamentit nuk ka probleme dhe seanca duhet të jetë urgjente. Këtë mund ta thirr unë por mund të bëhet edhe me kërkesë edhe të 20 deputetëve. Çështja mbetet e partive politike”

Ndryshe, Regjistrimi i popullsisë në RMV është kah fundi, ku kanë mbetur vetëm edhe dy ditë. Deri dje në orën 20 janë regjistruar  1.695.549 persona, 526.605 familje dhe 752.916 banesa informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërkaq të drejtën e vetë regjistrimit deri sot në orën 7:30 e kanë shfrytzuar 199.819 persona të cilët jetojnë jashtë vendit. /SHENJA/

You may also like