(VIDEO) Xhaferi: Snopçe po i keqpërdor tragjeditë

by admin
Spread the love




Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi akuzon opozitën se po keqpërdor ndjenjat e qytetarëve dhe familjarëve të viktimave në tragjedinë e Bullgarisë dhe Spitalit të Tetovës për poena politikë. Sipas tij, deputeti i Aleancës për Shqiptarët ka thirrur Komision Parlamentar për tragjeditë në Bullgari dhe Spitalin modular të Tetovës në kundërshtim me Rregulloren. Siç thotë Xhaferi, të dy rastet janë në hetim gjyqësor dhe informacionet rreth tyre janë të klasifikuara, prandaj nuk mund të diskutohen në Komision Parlamentar.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT
“Të dy pikat që pretendonte të sqarohen janë në proces gjyqësor dhe përderisa materialet dhe çështja është në kompetencë të gjyqësorit dhe në proces hetimor, nuk mund të përdoren informacione çfarë do qofshin ato që mund të shkojnë në favor të zbardhjes. Dhe mu mbi këtë fakt, Halil Snopçe pretendon se Talat Xhaferi kryetar i Parlamentit po mbron dikë. Talat Xhaferi nuk mbron dikë as nuk ka nevojë të mbrojë dikë sepse Talat Xhaferi dhe Parlamenti nuk kanë kompetencë mbi gjyqësorin”.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët po keqpërdor familjet e viktimave në këto raste, të cilët gjithashtu i reaguan dje Xhaferit.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT
“Është keqpërdorur fatkeqësia e qytetarëve tanë për poena politike ditore. Unë nuk do të merrem tash e tutje me këto çështje sepse nuk mund të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në pazar politik…”

Seanca e Komisionit Parlamentar e thirrur nga Halil Snopçe kishte në rend dite edhe diskutimin për kolonelin e Armatës Muhedin Bela, por edhe për këtë pikë nuk është respektuar Rregullorja sipas kryeparlamentarit Xhaferi.  /SHENJA/


You may also like