(VIDEO) Xhaferi: Ali Ahmeti nuk do të jetë kandidat për president

by admin
Spread the love

Afatet ligjore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare po ecin. Kësisoj të pretmen, më 23 shkurt, do të nis mbledhja e nënshkrimeve për kandidatë për president dhe deputetë dhe do të përfundoj më 8 mars.

Për mundësinë e garimit të Ali Ahmetit për kryetar shteti, kryeministri teknik Talat Xhaferi, u shpreh se nuk e beson një gjë të tillë sepse sipas tij,  Ahmeti nuk ka interes, pasi ai ka tjetër mision.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik

“Zotri Ahmeti ka mision dhe nuk ka pretendime për funksion, me aq sa di unë. Mendoj se nuk do të pranoj këtë, nuk ka nevoj ai të tregoj kush është dhe çfarë është pas 50 viteve që ka dhënë kontributin e tij për gjërat në këtë shtet, dhe për qytetarët. Misioni i tj është Bashkimi Evropian dhe punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion do ta mund ta kishte cilën ta donte në këto 20 vite”.

Ndërkaq, kandidatët që tashmë zyrtarisht do të garojnë për të parin e shtetit janë Arben Taravari, kandidat i koalicionit VLEN dhe Biljana Velkovska, e partisë “E Matja”.

KSHZ ka miratuar Rregullore për mbledhjen e nënshkrimeve, i cili do të publikohet edhe në veb faqen e KSHZ-së. Iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve për mbështetjen e listës së dorëzuar për kandidatë për kryetar dhe deputetë, fillon me dërgimin e njoftimit dhe deklaratës në KSHZ nga ana e kandidatit të propozuar, gjegjësisht personi i autorizuar nga ana e tyre me njoftim gjeneral, të vërtetuar në noter.

KSHZ ka miratuar edhe Rregulloren për veprimin e policisë në kohën e realizimit të zgjedhjeve. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like