(VIDEO) Vuçiq jep lajmin nga Tirana, Zaev nesër dorëzon dorëheqjen në Kuvend

by admin
Spread the love




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në kuadër të iniciativës “Ballkani i hapur” që po mbahet në Tiranë ka zbuluar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nesër jep dorëheqjen nga posti.

“Të falënderoj për gjithçka, për mundin, e di që nesër do të japësh dorëheqje, dëshiroj të falënderoj për gjithçka që ke bërë për miqësinë mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe miqësinë mes tre shteteve tona”, tha Vuçiq.

Dorëheqja e Zaevit vjen si përgjegjësi për humbjen e thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale të tetorit. Përveç nga posti i kryeministrit, Zaev dha dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së. Pasardhësi i tij Dimitar Kovaçevski do të jetë edhe mandatar për formimin e Qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev. Sipas procedurës, Kovaçevski duhet t’i dorëzojë dëshmi presidentit Pendarovski se e ka përkrahjen e 61 deputetëve, pas çka presidenti në afat prej 10 ditësh duhet t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari i ri do të ketë afat prej 20 ditësh për të formuar Qeverinë e re dhe për ta dorëzuar si propozim në Kuvend.

Kujtojmë se shumica parlamentare aktualisht numëron 64 deputetë, pas marrëveshjes për bashkëqeverisje mes kryeministrit Zaev dhe Alternativës. Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri, ndërsa do të ketë edhe zv/ministra, drejtorë dhe poste të tjera më të ulta.  /SHENJA/

 


You may also like