(VIDEO) Vritet me 20 plumba në Hallkidiki një 39 vjeçar nga Shkupi

by admin
Spread the love

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos rëndë një 45-vjeçar ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit, Greqi.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me maska, kanë arritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Sipas mediave greke bëhet fjalë për likuidim. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit me qira ku po qëndronin viktimat dhe filluan të gjuanin me arme zjarri,  duke qëlluar më shumë se 20 plumba dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas kësaj, një person i panjohur ka telefonuar në 112 dhe ka raportuar se dikush kërkon ndihmë. Të plagosurit u transportuan në Qendrën Shëndetësore Kassandra në Halkidiki, ku u konstatua se 39-vjeçari iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa 45 vjeç, u shtrua në spitalin e Polygros.

Siç raporton portali Iefimerida, duke u thirrur në burime policore, i vdekur është Orhan Bajrami (i lindur më 1984), ndërsa i plagosur Sead Slezoviq (1978). Sipas mediave greke ata sot në mesditë duhet ta linin hotelin. Policia e Poligiros po kryen hetimet paraprake.

Sipas mediave këta janë shokë të të ndjerit Jeton Krivanjeva – Zhilla që u vra më 6 mars në një lokal në afërsi të Kalasë së Shkupit bashkë me  Enes Iseni. Vrasja e tyre ndodhi rreth orës 20, ndërkaq në Polici është lajmëruar në ora 20:11 minuta, pas 20 minutave policia ka gjetur të djegur një automjet “Audi a6”, i cili dyshohet se është i vrasësve. DË në gjuhën maqedonase, incidentet i lidh si vijimësi të hakmarrjeve mes narko-grupeve rivale në Shkup.

Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.

Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të 6 marsit. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.

Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.

Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas”, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.

Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.

Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.

Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.

/SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like